75 Mall Live Search
14:56 / E Martë, 08 Qershor 2021 / Blerim

Ku ka përfunduar Maicon, po shkon në San Marino?

Futbollisti i njohur, Maicon Douglas nuk e ka ndërmend të pensionohet nga futbolli.

39-vjeçari është afër të nënshkruaj kontratë me klubin nga San Marino, Tre Penna, shkruan IndeksOnline

Ish-lojtari i Romës, Manchester Cityt, Interit dhe Monacos – është duke e vazhduar karrierën te skuadra nga San Marino.

Maicon do t’i ndihmoj klubit Tre Penna në fazën preliminare të UEFA Europa League.

Kujtojmë që më 26 korrik, Maicon bëhet 40-vjeçar./IndeksOnline/