75 Mall Live Search
09:00 / E Enjte, 09 Qershor 2022 / AR

Ku ndodhet Cllevio? Ish-banori i Big Brother nxjerr në pah detaje të reja nga arrestimi i reperit

Kleviol Ahmeti ose Cllevio është një nga emrat më të lakuar të ditëve të fundit.

Reperi njihet gjerësisht në rrjetet sociale, por sherri i para disa ditëve me Noizyn bëri që ai të ishte kryefjala e mediave. Së fundmi, ish-konkurenti i Big Brother Anaid Kaloti ka nxjerrë në pah disa detaje të reja në lidhje me Cllevio.

Me anë të një storin në Instagram, Kaloti shprehet se Klevioli ndodhet në paraburgimin e Fierit dhe arsyeja e këtij ndalimi të reperit është “thyerja e arrestit të shtëpisë”.

“Cllevio për momentin mbahet i izoluar në ambjentet e paraburgimit në Fier. Sipas avokatit që e përfaqëson z.Erjon Sina, prokuroria e rrethit Lushnje ka ngritur ndaj tij akuzën e “thyerjes së arrestit të shtëpisë,”-shkruan Anaidi.

Më tej ai vazhdon të tregojë që kjo thyerje në fakt ka ndodhur me autorizimin e prokurores Merita Selimi për arsyje shëndetësore të Ahmetit.

“Avokati nga ana e tij deklaron se prokurorja Merita Selimi e ka autorizuar këtë të fundit për t’i dhënë leje Cllevio për arsyeje shëndetësore, t’i drejtohet spitalit të Durrësit. Prokurorja e pohon këtë gjë dhe ka kërkuar nga avokati pamjen e vizitës së Cllevio në spitalin e Durrësit, të cilat do të depozitohen sot në prokurori. Për të kaluar nga thyerje e arrestit të shtëpisë, në mosrespektim të tij,”-përfundon Kaloti.

Rikujtojmë se Cllevio disa ditë më parë, mbërriti në ambientet e lokalit të reperit Noizy se bashku me disa miq të tij me makina. Pas debatit verbal, Noziy nis ta shqelmojë të riun dhe në momentin kur ky i fundit shpëton nga duart e reperit, futet në një prej automjeteve dhe largohet.

Por Rigels Rajku e ndjek pas dhe nis ta godasë edhe tek dera e makinës, përpara se Kleviol Ahmeti të “arratiset”. Ndërkohë në rrugë ndodhet edhe një mik i Cllevio, i cili po ashtu dhunohet nga reperi dhe miqtë e tij. Në video shihet momente kur Noizy e godet me grushte, megjithatë pas disa sekondash e lë të lirë. Po ashtu edhe miku i Cllevio, pasi shpëton nga duart e reperit largohet me makinë.

Sherri mes tyre ka nisur pas përplasjeve verbale në rrjetet sociale, ky dy reperët s’kanë kursyer ofendimet ndaj njëri-tjetrit.