10:02 / E Mërkurë, 04 Nëntor 2020 / OSH

Ku ndodhet Jakup Krasniqi në këto momente?

Djali i vëllaut të Jakup Krasniqit ka bërë të ditur se axha i tij është duke i intervistuar në një dhomë të shtëpisë së tij në Velani.

Ai ka bërë të ditur se hetuesit e Eulexit janë duke e intervistuar atë në këto momente.

Familjarët e Krasniqit janë larguar nga shtëpia, ndërsa po vazhdon bastistja e shtëpisë që nga ora 06:00 e mëngjesit.

Forca të policisë së Eulexit ndodhen edhe në Negroc, por që atje ende nuk ka bastisje./Indeksonline/