10:54 / E Martë, 07 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ku ndodhet pas arrestimit princi miliarder që vizitoi Shqipërinë, si u zbulua vendi

11 princat sauditë, ministra e zyrtarë të lartë, mes tyre princi miliarder që vizitoi Shqipërinë në muajin gusht dhe u takua me kryeministrin Rama dhe ministrin e Jashtëm, Bushati, janë fotografuar të shtrirë për “një sy gjumë” në dyshemenë e burgut “luksoz” me 5 yje, në pritje të fatit të tyre pas arrestimit për spastrimin më të madh anti-korrupsion në historinë moderne të mbretërisë.

Një foto e shkrepur ekskluzivisht nga “Daily Mail” tregon momentin kur të gjithë të akuzuarit janë mbledhur së bashku në hotelin Carlton në Riad, kryeqytetin saudit, brenda në një nga dhomat e saj të luksoze, të mbështjellë me batanije dhe duke fjetur mbi dyshekë të hollë.

Burimet saudite thonë se në mesin e atyre që janë fotografuar janë investitori miliarder Prince Al-Waleed bin Talal, i cili është nip i mbretit, me një pasuri prej rreth 18 miliard dollarë dhe zotëron aksione në Twitter, Lyft dhe Citigroup…