Ku po i kalojnë pushimet yjet e futbollit botëror, kush në deti, kush në shkretëtira, e kush u martua
Yjet e futbollit botëror po kalojnë pak ditë pushimi pas përfundimit të kampionateve futbollistike.
Sigurisht që problemi më i vogël për ta është paraja, ndërsa ata kanë luksin të prekun secilin vend në hartën botërore për ta vizituar.
Pep Guardiola është pasionant i madh i golfit dhe këtë po e bën në Amerikë.

Në “tokën e premtuar” ndodhet edhe Kylian Mbappe që së fundi është parë në finalen e NBA.

De Ligt ka zgjedhur plazhet e Spanjës me të dashurën e tij, por ende nuk ka zgjedhur edhe Barcelonën spanjolle.

Jese me familjen e tij ndodhet ne Punta Cana, Rakitiq është në Egjipt duke soditur shkretëtirat, ndërsa Inaki i Bilbaos ndodhet në Greqi.



Bale si një golfist i vërtetë ka lënë anash për disa ditë të ardhmen e tij të shumëpërfolur, Douglas Costa ka zgjedhur Amerikën, kurse Jan Oblak ndodhet në Slloveni në vendin e quajtur Kranjska Gora.



Marcelo me familje po kalon ditë pushimi në shtëpinë e tij luksoze, kurse Benzema shihet në Los Anxhelos me stilin e veçantë në veshje, shkruan Indeksonline.


Mohamed Salah pasi “mbyti shumë peshqi” në futbollin evropian, tani e ka kapur një të gjallë në pushimet e tij. Ylli egjiptian që sot feston ditëlindjen po kalon pushime në jahtin e tij luksoz.

Mesut Ozil ka zgjedhur për pushime të martohet, ndërsa Douglas Costa ta hulumtojë një shpellë. /Indeksonline/

