08:12 / E Martë, 16 Prill 2019 / indeksADMonline

‘Ku prek plaku del gjaku’ – Ferguson thotë se Liverpooli do të jetë kampion

Sipas legjendës Sir Alex Ferguson, Liverpooli do të jetë kampion i Anglisë këtë edicion.

Ish trajneri i Manchester United, që ka fituar 13 herë Premier Ligën me ‘djajtë’, beson se Manchester City do të lëshoj pikë në Old Trafford në ballafaqimin e dy rivalëve të qytetit më 24 prill.

Akutalisht Liverpooli është lider me 85 pikë, 2 më tepër se City por këta të fundit kanë një ndeshje me pak.

Skuadra e Pep Guardiolas nga 5 ndeshjet e mbetura do të luaj me Tottenhamin dhe Man Utd. /Indeksonline/