“Ku prek plaku del gjaku”, Zllatan “mbret” në fitoren e Milanit

Milani ka vazhduar me formën e mirë që po e përcjell pas rikthimit nga pushimi i pandemisë.
Rosnerët kanë mposhtur një kundërshtar të vështirë si Sassuolo me rezultat 1-2 në ndeshjen e xhiros së 35-të të Serie A.
Milani kaloi në epërsi në minutën e 19-të me golin e Zlltan Ibrahimovic.
Caputo barazoi rezultatin me një gol të shënuar nga penalltia në minutën e 42-të.
Ibra u rikthye në minutat e fundit të pjesës së parë me një gol të bukur duke e kaluar edhe portierin.
Me këtë fitore, Milani ngjitet në vendin e pestë me 59 pikë, një më shumë se Roma. /IndeksOnline/