“Ku pret plaku, del gjaku”, Jamie Vardy po jep leksion në futbollin italian
Jamie Vardyn e ndajnë saktësisht një muaj nga rrumbullakësimi i 39 viteve jetë.
Por vitet për të duket se janë veç numra. Sulmuesi i spikatur anglez ka shënuar 4 gola në 6 paraqitjet e fundit.
Dy sosh i ka shënuar në ndeshjen që Cremonese po e fiton si mysafire e Bolonjas.
Të parin e shënoi në minutën e 34, ndërsa të dytin në fillim të pjesës së dytë.
Rezultati aktual i ndeshjes është 1-3 për mysafirët./Indeksonline/

