Ku rafsha mos u vrafsha!
Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Donis Avdijaj do ta mbyllë shpejtë karrierën në Holandë. 22 vjeçari që dikur shihej si talenti më i madh shqiptar, me kalimin e kohës po e dëshmon të kundërtën.
Avdijaj e nisi karrierën me Schalken, e cila e huazoi të Sturm Grazi për dy vite, pastaj te Roda. Ndërsa nga viti 2018 shkëputi kontratën me Schalken për të nënshkruar me Willem II.
Por edhe në Holandë Avdijaj nuk gjeti rehatinë, pasi klubi e suspendoi me arsyen që nuk ka respektuar rregullat disiplinore.
Tani Willem II po kërkon ta shesë futbollistin shqiptar dhe me gjasë brenda pak ditësh Avdijaj do të bëhet me ekip të ri. /Indeksonline/