‘Ku shkove natën’ nga Dafina, duhet ta dëgjoni me patjetër!
Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri ka publikuar sot projektin e saj më të ri, titulluar “Ku shkove natën”.
Ky është projekti i dytë i Dafinës pas pauzës së saj për shkak të lindjes së djalit, duke treguar që këngëtarja po i kthehet me shpejtësi angazhimeve profesionale.
Kënga është shkruar dhe kompozuar nga vetë Dafina Zeqiri në bashkëpunim me Rron Krasniqin, ndërsa produksioni është realizuar nga Rzon.
Ky projekt u prit me interes të lartë, duke grumbulluar mijëra shikime në platformat digjitale brenda pak minutave të para të publikimit.
Dëgjojeni të plotë në linkun më poshtë!

