75 Mall Live Search
20:37 / E Mërkurë, 24 Janar 2024 / AR

“Ku s’të çan njeri dërrasat”, sipas Dojnës, kjo është jeta perfekte

Dojna Mema ka zhvilluar një intervistë me ndjekësit e saj virtual.

Një prej tyre e ka pyetur:

Aman më thuaj kush do ishte jeta jote perfekte, mos thuaj këtë që ke sado të mirë. Cila do ishte perfektja fare?

Dojna i është përgjigjur:

S’po ta them kjo që kam. Perfektja do ishte të jetoja në një vend që s’ka dhunë verbale apo fizike. Diku ku të jesh i ndershëm është vlerë dhe ku s’të çan dërrasat njeri vetëm se është i
frustruar me veten. Po e di, perfektja nuk ekziston.

Dojna është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj qoftë nga vetja apo edhe detaje për vogëlushin e saj, Nolan Sol.