75 Mall Live Search
14:18 / E Shtunë, 17 Qershor 2023 / Gj. Sh

Kualifikimet për Euro 2024, këto janë ndeshjet që zhvillohen sot

Kombëtarja e Shqipërisë sot zhvillon ndeshjen e dytë kualifikuese për kualifikimet e Kampionatit Evropian.

“Kuqezinjtë” presin në “Air Albania Stadium”, në Tiranë, kombëtaren e Moldavisë, shkruan IndeksOnline.

Përveç Shqipërisë, sot zhvillohen edhe 10 ndeshje tjera në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Në Grupin E, ku bën pjesë edhe kombëtarja shqiptare, zhvillohet edhe ndeshja mes Ishujve Faroe dhe Çekisë.

Një ndeshje interesante do të zhvillohet në Grupin F, aty ku Belgjika do të jetë nikoqire e Austrisë.

Më poshtu mund ti shikoni të gjitha ndeshjet e ditës së sotme dhe koha kur zhvillohen ato./IndeksOnline/