Kualifikimi vendoset në Madrid, Guardiola flet i dëshpëruar: Kemi 1% shans

Pep Guardiola thotë se Manchester City do të japë gjithçka për të qenë pjesë e një për qind shanse që ka për kualifikimin në 1/8-at e Ligës së Kampioneve kur të luajë në “Bernabeu” të mërkurën.
Shpresat e tyre në Champions janë të varura në një fije pas humbjes dramatike 3-2 ndaj Realit të Madridit në “Etihad” në ndeshjen e parë javën e kaluar.
Sidoqoftë, City do të udhëtojë në Spanjë dhe do të përballet me rivalët e tyre të vjetër, sado “minimal” të jetë shansi, ata duhet të përpiqen ta shfrytëzojnë atë kundër kampionëve të Carlo Ancelottit.
“Kështu që sigurisht, fitorja na ndihmon, por të gjithë e dinë sa e vështirë është të fitosh në ‘Bernabeu’ në pozicionin tonë. Nëse do të ruanim epërsinë 2-1 që kishim pesë minuta para, do të ishte ndryshe, por me 2-3 ne e dimë se sa është shansi. Rezultati nuk ishte i mirë. Nëse pyesni para ndeshjes se cila është përqindja për t’u kualifikuar, ne do themi rreth një për qind ose nuk e di se sa. Do të jetë minimale, por për aq sa keni mundësi, ne do ta provojmë, kjo është e sigurt. Ashtu siç bëjmë gjithmonë, kështu që le të shohim se çfarë do të ndodhë”. tha Guardiola.