Kualifikueset për Europianin 2027 në grupmoshat e reja, Kosova dhe Shqipëria mësojnë kundërshtarët
Është hedhur shorti për kualifikimet e Europianit 2027 që pritet të mbahet në Çeki për grupmoshat e reja U-19.
Kosova dhe Shqipëria kanë mësuar kundërshtarët dhe dy shtetet gjenden në Ligën B, shkruan Indeksonline

Kosova është në grup me: Turqinë, Armeninë dhe Gjibraltarin.
Kurse, Shqipëria është në grup me: Norvegjinë, Luksemburgun dhe Maltën.
Ndeshjet e këtij rundi zhvillohen në muajin mars të vitit 2026./Indeksonline/

