75 Mall Live Search
17:28 / E Hënë, 09 Nëntor 2020 / Blerim

Kuçi për luanin që mbahet ilegalisht: S’kemi hapësirë infrastrukturore, por do të bëjmë zgjidhje!

Shumë reagime ka pasur për mbajtjen e një luani në një resort në Gjilan. Derisa i njëjti thuhet se është duke u mbajtur në mënyrë ilegale.

Pavarësisht kësaj, kjo kafshë ka një vit që po vazhdon të qëndrojë aty, e për këtë ka reaguar mbëmë organizata Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve.

E ministri i Ekonimisë, Blerim Kuçi ka dhënë një sqarim në lidhje me këtë rast.

I njëjti sipas një statusi në FB ka thënë se ky rast po trajtohen në Prokurorinë Themelore të Gjilan. Ai tutje ka thënë se me kapacitetet që kanë nuk posedojnë hapësirë të favorshme për ta mbajtur këtë luan.

Ky është sqarimi i ministrit:

Sqarim për rastin e luanit që mbahet në Gjilan
(English version beloë)

Dje kam pranuar një numër të madh të mesazheve që vinin nga e gjithë bota, nga aktivistët për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, përfshirë edhe aktivistët vendorë.

Më 8 nëntor qenka bërë një vit prej kur ky luan qëndron në kushte të pafavorshme për këtë kafshë në një restorant në Gjilan. Me të drejtë, shoqëria civile është shprehur e shqetësuar.

Dua të ju informoj që sot jam njoftuar në parim për ngjarjen nga zyrtarët e ministrisë dhe kabineti im po merret për hapat e mëtutjeshëm, duke qenë edhe në komunikim me anëtarët e shoqërisë civile. Tashmë, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit ka një Grup Punues për të gjetur zgjidhjen e këtij problemi, ku bëjnë pjesë edhe anëtarë të shoqërisë civile.

Ky rast po trajtohet edhe në Prokurorinë Themelore të Gjilanit. Prokurorisë dhe konkretisht Prokurorit të Çështjes i ka shkuar një letër më 1 shtator 2020 me propozime për hapat që duhen ndërmarrë për rastin në fjalë, mirëpo ende nuk është marrë asnjë përgjigje zyrtare.

Tashmë do të zhvillojmë një takim me grupin punues gjatë kësaj jave dhe për secilin hap që do të ndërmerret, do të ju mbajmë të informuar.

Në kapacitetet tona infrastrukturore ne nuk posedojmë një hapësirë të favorshme për të mbajtur këtë luan. Mirëpo, angazhimi ynë nuk do të mungon për të gjetur një zgjidhje sa më të mirë për këtë luan.

Blerim Kuçi