75 Mall Live Search
07:50 / E Mërkurë, 20 Gusht 2025 / H F

Kufijtë pa pritje të gjata e kolona

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat lidhur me fluksin në pikëkalimet kufitare.

Pas shumë ditë pritjesh të tejzgjatura në disa prej pikave kufitare, të dhënat e fundit tregojnë se nuk ka fare kolona, as në hyrje e as në dalje të asnjërës pikë.

Sipas kësaj qendre, pritjet për të hyrë apo dalë nga Kosova janë tre deri në pesë minuta, përveç Merdarit, atje ku pritjet janë 5 deri në 10 minuta.