Kufizimet e vendosura nga Specialja ndaj Thaçit, avokati Bajraktari: Përndjekje si në kohën e inkuizicionit, procesi jo normal

Avokati Ardian Bajraktari ka reaguar ashpër ndaj kufizimeve dhe procedurave që po ndiqen ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, duke i krahasuar ato me përndjekjet e kohës së inkuizicionit.
“Kufizimet ndaj z. Thaçi janë jo proporcionale dhe të paarsyeshme, aq më tepër kur procedura në rastin e parë është drejt fundit, ndërsa në të dytin hetimet kanë përfunduar. Kjo tregon jo normalitetin e këtij procesi,” ka shkruar Bajraktari.
Ai ka deklaruar se në rastin e parë nuk është arritur të argumentohet pretendimi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës mund të ishte “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, duke u mbështetur në dëshmi që i ka cilësuar si “shumë jo kredibile” dhe të pranuara nga një shtet që ka kryer gjenocid.
“Është iluzore të mendohet se një person, pas afro pesë vjetësh në paraburgim, mund të pengojë ndonjë zyrtar në kryerjen e detyrës, kur forca apo kanosja serioze janë elemente thelbësore të kësaj vepre penale,” ka shtuar ai.
Sipas tij, përndjekja e këtij lloji, e njohur më shumë nga librat e historisë, po ndodh padrejtësisht ndaj “heronjve tanë”, duke pasur një peshë të rëndë që “i godet keq”.
Postimi i plotë: