Kufizimet publike në Gjermani për shkak të COVID-19 pritet të zgjasin edhe 8 muaj
Kufizimet publike në ekonominë gjermane për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) pritet të zgjatin edhe 8,5 muaj, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas anketës së Institutit gjerman të Hulumtimeve Ekonomike (Ifo), të realizuar në muajin korrik, u zbulua se pritja e firmave për vazhdimin e kufizimeve në jetën publike për shkak të COVID-19 do të zgjasë edhe 8,5 muaj.
Sipas anketës, sektori i shërbimit ka një pritje prej 8,9 muaj kufizime, sektori i ndërtimtarisë 8,2 muaj dhe e industrisë 7,8 muaj. Kompanitë e sektorit për argëtim presin një kufizim prej 13 muajsh.
Sektori që pret më së paku kufizime është sektori i prodhuesve të pijeve me 6,4 muaj.