14:55 / E Enjte, 24 Shkurt 2022 / A. M.

Kufizimi ishte i lejuar 40km/h, kosovari “fluturon” me 114 km/h-gjobitet nga Policia

Policia ka vazhduar angazhimet në drejtim të shtimit të sigurisë në trafik.

Kështu, zyrtarë policorë nga Njësia e Komunikacionit Rrugorë Gjakovë, më  23.02.2022 rreth orës 00:20, në fshatin Osek Hylë, drejtimi Gjakovë-Pejë, gjatë mbajtjes së pikës së kontrollit në planin kanë ndaluar veturën me drejtues mashkull kosovar, i cili në zonën e kufizimit të shpejtësisë 40 km/h , ka zhvilluar shpejtësi 114 km/h.

No photo description available.

Ndaj vozitësit janë marrë masat ndëshkuese dhe është shqiptuar gjoba në bazë të ligjit 05/L-088, neni 56, paragrafi 2, gjoba 300 euro, pike negative 3 dhe masa mbrojtëse e patenta e shoferit 3 muaj.