20:48 / E Hënë, 19 Gusht 2019 / indeksADMonline

Kufoma e gjetur në Durrës, ekspertët në vështirësi për identifikimin

Vijon të jetë ende i paidetifikuar kufoma e gjetur një ditë më parë  në Durrës , ku rrjeta e një anije peshkimi kapi trupin e pa jetë të  një mashkulli.

Një ditë pas kësaj ngjarje, mësohet se ekspertët e e qytetit bregdetar në bashkëpunim me prokurorinë po  kryejnë  të gjitha veprimet sipas procedurës ligjore për të bërë të mundur identifikimin.  

Dyshimet e para u ishin për një vrasje, por burime nga grupi e eskpertëve kanë pohuar për RTV Ora  se nga kqyrja e deritanishme nuk janë vënë re shenja plage me armë zjarri. Ndërkohë vijojnë  ekzaminimet  për të zbuluar shenja të veçanta sikurse janë dhëmbët apo shenja të tjera identifikuese.

Gjithashtu dyshimet janë që viktima mund të jetë edhe shtetas i huaj që mund të jetë hedhur në det nga ndonjë anije.  

Trupi i pa jetë u zbulua të dielën, 18 gusht 2019,  rreth 4 milje larg Durrësit, ku peshkarexha “Emiljano” dha sinjal në policinë kufitare të Durrësit pas evidentimit të kufomës.

Viktima ishte e dekompozuar nga qëndrimi në ujë, ndërsa rrobat ishin të kalbura plotësisht.  

Mësohet se kufoma do të dërgohet në morgun e Tiranës ku do të jetë në dispozicion të laboratorit shkencor për tu kryer  analiza e ADN-së.

Nga ekspertiza paraprake mjeko-ligjore dyshohet se kufoma  duhet të ketë më shumë se dy muaj në det.