75 Mall Live Search
16:22 / E Martë, 11 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kujdes! Inspekcioni i “sakaton” veturat që parkohen në stacione

Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri , ka bërë të ditur që gjatë ditës së sotme janë gjobitur veturat të cilat janë parkuar në stacione të autobuseëe, shkruan IndeksOnline.

E sot terreni i inspekcionit për të shikuar rendin e komunikacionit dhe lirimin e hapësirave për transport të udhëtarëve, ishte tek “Rrethi i Flamurit”.

Tahiri ka bërë të ditur se të gjitha ato vetura që kanë qenë të parkuara në stacione janë gjobitur.

Në këtë lokacion, po ashtu gjatë ditës së sotme janë gjobitur të gjithë taksitë dhe kombitë illegal.

“Bashkëpunimi i përditshëm Inspekcion-Polici po ndikon në rritjen e sigurisë në transport brenda Kryeqytetit. Qëllimi jonë kryesor është pengimi i transportit ilegal të udhëtarëve/mallrave.

Gjobë dhe përjashtim nga qarkullimi për secilin shkelës të ligjit!”, ka shkruar Tahiri./IndeksOnline/