13:09 / E Enjte, 10 Maj 2018 / indeksADMonline

Kujdes, ja pse nuk duhet të lini qumështin në derën e frigoriferit tuaj

Organizata e konsumatorit Zgjedhja ka zbuluar se ka disa rregulla bazë që duhet të ndjekim kur është fjala për grumbullimin e frigoriferit tuaj në mënyrë të saktë.

Tani ata kanë dhënë disa udhëzime për gjithçka dhe kanë treguar arsyen pse nuk duhet ta mbani qumështin në derën e frigoriferit dhe pse mishi i takon seksion të ftohësit.

Kështu, FEMAIL ka paraqitur edhe një mënyrë se si mund ta organizoni frigoriferin tuaj në përsosmëri, por mbani përmbajtjen e produkteve më të freskëta për më shumë kohë- duke përfshirë këtu edhe artikujt që nuk duhet të ftohen.

Përderisa 99 për qind prej nesh e mbajmë qumështin në derën e frigoriferit pasi është më e lehtë për t’u përdorur dhe për t’u vendosur aty më shpejt, në të vërtetë qumështi apo produktet e tjera të qumështit është më mirë t’i renditni në raftin e poshtëm.

Dera e frigoriferi shpesh është shumë e ngrohtë për të mbajtur qumështin tuaj të freskët. Në këtë mënyrë qumështi do të zgjasë shumë më gjatë nëse e mbani në raftin e poshtëm, ku edhe është më freskët. Qumështi ruhet më mirë në ose nënë katër gradë Celsius.

Ndërsa, sa i përket frutave sigurisht ata duhet të mbahen në sirtarin e mbyllur, i cili edhe është projektuar nëpër frigoriferë qëllimisht për të mbajtur frutat dhe perimet e freskëta.

Ndërsa, ata gjithashtu rekomandojnë që frigoriferi të mos jetë i stërmbushur, në mënyrë që të ketë hapësirë që ajri të qarkullojë më lehtë./Indeksonline/