07:20 / E Premte, 08 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kujdes! Ja rreziqet shëndetësore që shkakton joga

Joga është një ndër aktivitetet fizike më të parapëlqyera nga njerëzit.

Ajo është shumë e dobishme për formimin e fizikut si dhe për elasticitetin e balancën e trupit.

Madje dhe psikologët e sugjerojnë për benefitet shpirtërore dhe mendore që ushtrimi i jogës të fal.

Por tashmë joga mund të paraqesë dhe rrezikshmëri për shëndetin e njeriut.

Një fizioterapist britanik, Benoy Mattheës paralajmëron të gjithë personat që ushtrohen se rrezikshmëria e dëmtimit është e lartë.

Kjo pas një vëzhgimi që ai ka bërë me instruktorët e palestrave që vijnë dhe kërkojnë ndihmë mjekësore për dhimbjen e mesit dhe të shpinës.

Shumë prej tyre i kërkohet që t’i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale.

Kjo vjen si shkak i stërvitjes në mënyrë të pakontrolluar dhe sforcimit të tepërt.

Por shumë persona me probleme më të mëdha mund t’u kërkohet dhe zëvendësim të gjithë legenit.