20:01 / E Shtunë, 17 Prill 2021 / M. M

Kujdes! Ka një ushqim që nuk duhet ta hani asnjëherë para gjumit

Nëse je akoma me teorinë e vjetër, që pretendon se pas perëndimit të diellit, të gjitha ushqimet nuk kanë limit, atëherë është koha ta sqarosh. Ka një ushqim që nutricionistët të këshillojnë ta shmangësh në darkë. Jo vetëm sepse nuk të lejon të bësh gjumë të qetë, por edhe sepse shton sasinë e sheqerit në trup, e cila, siç dihet, është pengesë e gjumit të mirë.

Në fakt, asnjë ekspert shëndeti nuk të këshillon të mbushësh barkun me çdo lloj ushqimi para se të flesh, por nuk është turp të kesh një gjellë të shëndetshme për darkë, të lehtë, që të të mbajë të ngopur derisa të flesh.

Drithëra me sheqer

Është koha të ndajmë një fakt nga fiksimi, kur është fjala për drithërat. Një tas i mbushur plot me drithëra dhe me qumësht para se të flesh nuk është zgjidhje e keqe, por jo shumë e rekomanduar për darkën. Nëse drithërat janë me ëmbëltues dhe shumica prej tyre janë të ngjyrosur – sheqeri mund të të ngacmojë gjatë natës, të rritë presionin e gjakut.

Lajm i mirë është se të gjitha drithërat nuk janë jashtë kufijve. Kontrollo etiketat me kujdes dhe zgjidh markat që përmbajnë drithëra të plota, pa sheqer dhe me shumë fibra.
Një filxhan drithëra është i mirë, por një tas para gjumit nuk do të të ndihmojë të ndihesh e qetë para gjumit.

Një alternativë më e mirë: kos i freskët

Një zgjedhje e mençur për darkën pas orës 20 është kosi. Përmban proteina, ka pak yndyrë, por është mjaft i lehtë për të mos rënduar stomakun. Një filxhan kos me boronica është një zgjidhje e shëndetshme.