75 Mall Live Search
22:19 / E Mërkurë, 03 Korrik 2019 / indeksADMonline

Kujdes, këtij personi i shpërtheu bateria në xhep, pësoi djegie të rëndë!

Pajisjet e ndryshme teknologjike shpesh hërë bëjnë rrezik për shëndetin. Kështu, së fundmi një burrë ka pësuar djegie të shkallës së trete pasi një bateri shpërtheu në xhepin e tij.

Nader Harb nga Cleveland- Ohio, ishte duke shkuar në punë ku bateria LDHG2 ishte në xhepin e tij dhe shpërtheu flakë, shkruan Daily Mail- transmeton Indeksonline.

Harb ka ngritur një padi kundër prodhuesit të këtyre baterive.

Pas këtij incidenti ai u shtri në spital, ku specialistët e kanë trajtuar atë për djegjë të shkallës së tretë.

Harb tha se shpëthimi i baterisë për pak sa nuk e vrau atë, dhe ishte tmerrësisht i rëndë thuajse sikur ta godiste një makinë. /Indeksonline/