75 Mall Live Search
22:36 / E Hënë, 07 Dhjetor 2020 / Blerim

Kujdes! Kjo rrugë nesër në Prishtinë do të jetë e mbyllur

Për shkak të punimeve që do të kryhen, një rrugë në Prishtinë, do të jetë e mbyllur nesër për qarkullim.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në FB.

“Nesër, e martë, Rruga “Hyzri Talla” do të jetë e mbyllur prej orës 8:00 për qarkullim për shkak të asfaltimit të saj.

Ju lusim që gjate kësaj kohe të e planifikoni qarkullimin tuaj në rrugë alternative.

Ju falemnderit për mirëkuptimin”, shkruan Ahmeti./Indeksonline