Kujdes se ku i parkoni veturat në Prishtinë! Qytetarët lajmërojnë inspeksionin

Të gjithë shoferët tanimë duhet të kenë kujdes se ku do t’i parkojnë veturat, shkruan IndeksOnline.
Kjo pasiqë qytetarët po raportojnë në Drejtorinë e Inspeksionit për të liruar zonat e uzurpuara.
Këtë e ka bërë të ditur vetë drejtori i Inspeksionit, Adonis Tahiri.

“Inspektorët e rendit komunal në bashkëpunim me qytetarët kanë identifikuar një numër të madh të venparkimeve të uzurpuara në kryeqytet.
Nga sot filluam aksionin e gjerë për lirimin e këtyre hapësirave publike”, ka shkruar ai./IndeksOnline/