22:45 / E Shtunë, 10 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Kujdes kur blini Kinder ve në dyqanet e Kosovës (Foto)

Shpesh raportohet që dyqanet në Kosovë mbajnë produkte me afat të skaduar, me të cilat manipulojnë në mënyra të ndryshme.

Shitësit ka raste kur ua fshijnë afatin e skadimit produkteve, apo edhe ua mbulojnë me ndonjë ambalazh tjetër, shkruan Indeksonline.

Një nënë është befasuar kur ka vlerë një kinder ve të markës “Kinder Surprise” për fëmijën e saj.

Ajo kishte blerë produktin të cilit afati i skadimit i figuronte 29.06.2018, por në realitet ishte krejt ndryshe. Kur hoqi letrën me ngjitës të vendosur në vezën prej çokollate, aty shënonte afati i vërtet i skadimit që ishte 24.08.2017.

Ky produkt që kishte më shumë se pesë muaj që kur i kishte skaduar afati i përdorimit vazhdonte të shitej akoma në dyqan, duke rrezikuar kështu konsumatorët. /Indeksonline/