Kujdes kur “çoni” dorë ndaj policisë, ja se si e pësoi një qytetar në Kamenicë

Një person është arrestuar mbrëmë në Hodonc të Kamenicës, pasi dyshohet të ketë sulmuar disa zyrtare policorë.
Në vendin e ngjarjes ishin të pranishëm edhe njësitet emergjente spitalore, raporton IndeksOnline.
Në pamjet e siguruara shihet momenti kur i dyshuari, me pranga në duar, përgatitet për t’u shoqëruar në stacion policor.
Njësitet policore kanë kontrolluar veturën e të dyshuarit, po ashtu.
Ende nuk dihen rrethanat e këtij rasti.
IndeksOnline ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje rreth rastit dhe do t’ju mbajë të informuar.
Më poshtë pamje: