16:28 / E Mërkurë, 10 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kujdes kur udhëtoni në Spanjë, mund të rriheni keq nga policia spanjolle

Një oficer policie në Spanjë ka goditur fuqishëm një femër e cila po tentonte të largonte një diskutim në mes dy burrave në Majorca.

Videoja e publikuar në internet, tregon  dy burrat të cilët thuhet të kenë qenë britanikë teksa argumentojnë diçka në rrugë, me gruan e re të paidentifikuar që hyn për t’i ndarë ata.

Pak kohë më pas, dy policë mbërrijnë në vendin e ngjarjes dhe pa paralajmërim  fillojnë të godasin tre britanikët, transmeton Indeksonline.

Gruaja e re e pafajshme është goditur me forcë të plotë dhe mund të dëgjohet duke bërtitur për dhimbjen që po ndjente nga goditjet.

Danielle Finlay Brookes, 22 vjeç që realizoi videon ka thënë se incidente të ngjashme ka shumë shpesh nga policia spanjolle, ku në shënjestër janë turistët britanikë./Indeksonline/