13:17 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / k.v

Kujdes me këtë shprehi që e bëjmë shumë nga ne

Kujdesi ndaj flokëve është ndër sfidat më të mëdha, e sidomos të femrave. Jo më kot thonë se flokët konsiderohen si gjysma e bukurisë andaj kujdesi ndaj tyre është i përditshëm.

Mirëpo, shpesh kujdesi ndaj flokëve rrezikon shëndetin tonë.

Ata që janë të fiksuar pas kujdesit ndaj flokëve, pastrojnë flokët në mëngjes, në mënyrë që ato të duken sa më të pastra dhe më bukur.

Mirëpo një gjë e tillë është e rrezikshme sidomos gjatë stinës së dimrit.

Ju mendoni që flokët janë tharë tërësisht pasi të keni përdorur tharësin për flokë mirëpo e keni gabim. Rrënjët e flokëve dhe ajo pjesë e kokës merr kohë më shumë të thahet, transmeton Indeksonline.

Si pasojë, ju mund të ftoheni shumë lehtë dhe të keni komplikime tjera shëndetësore.

Pastrimi i flokëve në mënyrë konstante në mëngjes dhe ekspozimi ndaj temperaturave të ulëta mund të sjellë edhe deri në shfaqjen e migrenës./Indeksonline/