17:22 / E Diele, 02 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kujdes me përdorimin e këtij produkti për largimin e grimit, shikoni çfarë i bëri kësaj vajze!

Studentja Jade Inglis pati nevojë për ndërhyrje pas përdori një produkt për pastrimin e fytyrës nga ‘Garnier’.

Jade hoqi përbërjen e grimit tek pjesa e syve para përmes vajit të pastrimit Micellar të Garnier dhe nuk vuri re asgjë të keqe përpara se të nisej për të fjetur.

Të nesërmen në mëngjes ajo u zgjua me njërin sy krejtësisht të ngjitur.  19 vjeçarja thirri 111, për t’u nisur drejt urgjencës, transmeton Indeksonline.

Mjekët treguan se ajo kishte vendosur një lëndë kimike djegëse në syrin e saj e që ndikoi shumë keq. Mendohet se djegia ishte rezultat i produktit ujor micellar.

Shumë vajza shpërndanë fotografitë e saj që të tjerat të ndërgjegjësohen për përdorimin e këtij produkti.

Kurse Jade shpjegoi se ndjeu shumë dhimbje dhe ishte tmerrësisht e frikësuar sepse diçka ‘po digjej’ brenda syrit të saj./Indeksonline/