Kujdes me pirjen e kafesë gjatë shtatzanisë, mund të shkaktojë probleme të mëdha

Njerëz të shumtë përdorin kafe apo çaj për të mbajtur lart nivelin e energjisë.
Por nëse jeni shtatzënë, duhet ndaluar ky veprim.
Edhe pse këshillat e mëparshme ishin që njerëzit duhet të kufizojnë sasinë e kafeinës që ata pinë në 200mg ( rreth dy gota kafe të menjëhershme) në ditë gjatë shtatzanisë, një studim i ri thotë se femrat që janë shtatzënë ose përpiqen të kenë fëmijë duhet të shmangin plotësisht koferinën.
Hulumtimi, nga profesori Jack James, nga Universiteti Reykjavik në Islandë vëzhgoi të dhënat nga 37 studime dhe zbuloi se 32 prej tyre treguan se koferina rrit në mënyrë të konsiderueshme rrezikun e çështjeve të tilla, si procesi i lindjes, çuarja deri në abort dhe pasha e ulët e lindjes, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu studimi i tij tregon se paraqitet rrezik i lartë për leukemi akute të fëmijërisë dhe mbipeshë të lidhura me nënat që konsumojnë kafeinë gjatë shtatzanisë.
Prandaj rekomandimet aktuale shëndetësore në lidhje me konsumin e kofeinës gjatë shtatzanisë kanë nevojë për rishikimi radikal./Indeksonline/