75 Mall Live Search
08:25 / E Martë, 03 Nëntor 2020 / OSH

Kujdes me vendosjen e maskës- Për 24 orë Policia shqiptoi 1 mijë e 36 gjoba

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit për të gjithë ata që nuk kanë përfillur ligjin anti-Covid ka shqiptuar mbi 1 mijë gjoba, raporton IndeksOnline.

Janë saktësisht 1 mijë e 36 gjoba që gjatë ditës së djeshme kanë marrë qytetarët të cilët ose nuk kanë pasur të vendosur maskën nëpër vendet publike, ose nuk kanë përfillur distancën e vendosur tashmë nga institucionet qendrore dhe ato shëndetësore në vend./IndeksOnline