75 Mall Live Search
09:36 / E Premte, 11 Dhjetor 2020 / OSH

Kujdes! Mos dilni pa maska, rritet numri i të “pabindurve” në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit në mbarë vendin janë shqiptuar  889 gjoba, për të gjithë ata që nuk përfillën Ligjin antiCovid, të miratuar kohë më parë nga Kuvendi i Kosovës, transmeton IndeksOnline.

Ndërsa në ditët e fundit kemi pasur një rënie të këtyre gjobave që nuk kalonte shifrën 700, duket se qytetarët prapë kanë filluar të mos respektojnë vendimet qeveritare që ndërlidhen me parandalimin dhe mospërhapjen e virusit Corona, i cili në mbarë botën po vazhdon të marrë shumë jetë./IndeksOnline/