75 Mall Live Search
13:55 / E Diele, 05 Shtator 2021 / OSH

Kujdes, mos shkoni në Gërmi, është parë një ari

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti me anë të një postimi ka kërkuar nga qytetarët që të mos e frekuentojnë parkun nacional të Gërmisë pasi që është parë një ari.

Tutje, Ahmeti bën me dije se ariu nuk është pjesë e “Parkut të Arinjve” dhe se besohet të ketë ardhur përmes shtigjeve malore që lidhen me pjesën e Gollakut, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i Shpend Ahmetit:

Apel për qytetarët!

Të nderuar qytetarë, ju bëjmë thirrje që t’i shmangeni frekuentimit të Parkut të Gërmisë, pasi para pak minutash kemi pranuar një informacion nga Policia e Kosovës se është vërejtur një Ari.

Ariu nuk është pjesë e “Parkut të Arinjëve”,  prandaj ekziston mundësia që i njëjti të ketë ardhur përmes shtigjeve malore që lidhen me pjesën e Gollakut.

Rojat e pyllit janë duke u munduar të lokalizojnë Ariun por deri në një njoftim tjetër  apelojmë të shmangni lëvizjet në Parkun e Gërmisë!

/Indeksonline/