19:03 / E Mërkurë, 20 Mars 2019 / indeksADMonline

Kujdes në hotele, ka kamera në vende të çuditshme që iu përcjellin!

Jo gjithmonë vendet ku vendosni të kaloni natën apo më tepër janë të sigurta sa i përket privatësisë.

Dy burra të Koresë së Jugut janë arrestuar pasi dyshohet se kishin instaluar kamera spiunimi në dhjetëra dhoma hoteli, duke ndjekur mbi 1 mijë e 600 persona, transmeton Indeksonline.

Burrat akuzohen për instalimin e kamerave në baza elektrike, në tharëse të duarve, në kutitë digjitale televizive, në 30 hotele të ndryshme.

Ata parashihej se pamje e mbledhura do t’i paraqisnin në një faqe interneti me mijëra anëtarë, duke ngarkuar edhe tarifë mujore./Indeksonline/