09:37 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Kujdes në rrugën Pejë-Prishtinë, numri i aksidenteve po shtohet

Një aksident ka ndodhur në lokacionin e njohur si te “Kroi i Mbretit”, në magjistralen Prishtinë – Pejë.

Ky aksident ka ndodhur si pasojë e borës e cila ka mbuluar të gjithë autostradën, duke vështirësuar kështu qarkullimin e automjeteve.

Me ndryshimin e motit dhe rënien e vazhdueshme të borës edhe numri i aksidenteve po vije duke u rritur.

Ndryshe, edhe gjatë javës pritet që të vazhdojnë reshjet e borës./Indeksonline/