Kujdes nëse po fluturoni për në Itali këtë vikend!
Italia po përjeton dy greva mbarëkombëtare këtë fundjavë. Punonjësit e hekurudhave lanë punën të enjten dhe greva zgjati deri të premten në mëngjes.
Por nuk ka kohë për të marrë frymë lirisht. Pilotët dhe ekuipazhi i kabinës së Easyjet do të hyjnë në grevë të shtunën. Pasagjerët duhet të presin anulime fluturimesh.
Ekuipazhi i kabinës dhe pilotët e EasyJet do të jenë në grevë për 18 orë. Sipas portalit të të drejtave të pasagjerëve Airadvisor, 40,000 pasagjerë të EasyJet mund të preken nga anulimet dhe vonesat.
Greva është planifikuar të fillojë në orën 6 të mëngjesit, siç raportohet nga portali i industrisë Qualitytravel./Indeksonline/

