75 Mall Live Search
15:31 / E Martë, 31 Mars 2026 / G T

“Kujdes nga Kosova”, portieri legjendar turk: Janë të palodhur!

Ish-portieri i njohur turk dhe ylli i Kupës së Botës 2002, Rüştü Reçber, ka dhënë deklaratë, duke komentuar ndeshjet vendimtare dhe kundërshtarin e radhës.

Në një intervistë për A Spor, ai theksoi rëndësinë e fillimit të fortë në ndeshje dhe paralajmëroi për rrezikun që paraqet Kosova.

Rüştü Reçber u shpreh:

“Në ndeshje të tilla, shënimi i një goli të hershëm pa pësuar mund të ndryshojë shumë gjëra. Nuk duhet ta nënvlerësojmë as ekipin e Kosovës. Është një skuadër e fortë, luftuese dhe e palodhur. Sot edhe ata do të luajnë kartën e fundit për t’u kualifikuar në Kupën e Botës.”, u shpreh legjenda turke/Indeksonline/