13:58 / E Diele, 07 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kujdes nga mishi i perpunuar, shkakton kancer

Konsumimi i rregullt i biftekëve apo salçiçeve mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit, bëjnë të ditur studiuesit.

Studim ka zbuluar se gratë të cilat konsumojnë shpesh mish të përpunuar kanë 9% më shumë shanse për të rritur rrezikun e kancerit në gji sesa ata që konsumojnë më pak, shkruan BBC, transmeton Indeksonline.

Studimi mbështet të njëjtat konkluzione që ka nxjerë dhe Organizata Botërore e Shëndetit, sipas të cilave mishi i përpunuar shkakton kancer.

Studiuesit rekomandojnë konsumimin e jo më shumë se 70 gr mish të kuq dhe mish të përpunuar në ditë.

Autori i studimit, Dr Maryam Farvid, e Shkollës së Shëndetit Publik në Harvard rekomandon reduktimin e konsumimit të këtij mishi por  jo eliminimin e tij./Indeksonline/.