75 Mall Live Search
11:09 / E Mërkurë, 14 Tetor 2020 / indeksADMonline

Kujdes nga paratë false në Gjilan

Dy raste të falsifikimit të parasë kanë ndodhur në Gjilan.

Në rastin e parë, një ankuese ka raportuar policinë se gjatë verifikimit të parave të deponuara, ka hasur në një kartëmonedhë prej 500 euro, që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Ndërsa edhe rasti tjetër është raportuar nga një femër.

Sipas policisë, gjatë verifikimit të parave të deponuara, ankuesja ka hasur në një kartëmonedhë prej 50 euro, që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Monedhat e dyshuara janë konfiskuar ndërsa hetimet në lidhje me rastet ende po vazhdojnë./IndekOnline/