11:14 / E Enjte, 22 Tetor 2020 / k.v

Kujdes nga paratë false, shënohen dy raste në rajonin e Prishtinës

Dy raste të falsifikimit të parasë kanë ndodhur brenda ditës në rajonin e Prishtinës, transmeton IndeksOnline.

Sipas policisë, njëri rast është raportuar në Fushë-Kosovë nga një punëtore e një banke, e cila ka deklaruar se ka hasur në dy kartëmonedha 2×50, që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Ndërsa rasti tjetër është regjistruar në Prishtinë ku një punëtore e një banke ka njoftuar policinë se kishte hasur në një kartëmonedhë prej 100 eurosh, që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Në të dy rastet, kartëmonedhat janë konfiskuar, ndërsa policia ka nisur hetimet./IndeksOnline/