75 Mall Live Search
12:07 / E Premte, 05 Prill 2019 / indeksADMonline

Kujdes nga veturat me targa 3Z, po vozitin “si të çmendur”

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët shkelin rregullat e komunikacionit, duke rrezikuar shpesh herë edhe pjesëmarrësit tjetër në trafik.

Në vazhdimësinë e raportimit të Indeksonline për këso shkelje, një video tjetër ka arritur në redaksi ku shihet vetura zyrtare duke qarkulluar në shpejtësi tejet të madhe.

Në këtë video të bërë para disa minutash në autostradën “Ibrahim Rugova”, shfaqet vetura me targa zyrtare duke lëvizur në 180km/h, shpejtësi kjo e ndaluar në këtë pjesë.

Madje, shoferi në këtë shpejtë lëviz për disa minuta, duke tejkaluar edhe veturat tjera që ishin në autostradë.

Pamje të tilla të shkeljeve të rregullave nga zyrtarët janë bërë një dukuri e zakonshme në Kosovë, pasi pothuajse çdo ditë raportohet për raste të tilla. /Indeksonline/