75 Mall Live Search
12:17 / E Martë, 18 Korrik 2023 / k.v

Kujdes, paratë false pushtojnë tregun

Katër raste të ndara të falsifikimit të parave janë raportuar brenda 24 orëve të fundit në polici.

Një rast ka ndodhur në Prishtinë, një në Prizren, një në Vushtrri dhe një në Mitrovicë, transmeton IndeksOnline.

Raportet e policisë:

FALSIFIKIM I PARASË  

Rr. Agim Ramadani, Prishtinë (NN) 17.07.2023 – 14:45. Ankuesi mashkull  kosovar zyrtar i bankës ka informuar se nga klient është deponuar një monedhë prej 50 €, e cila dyshohet të jetë e  falsifikuar. Monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

FALSIFIKIM I PARASË

Rr. Ekrem Rexha, Prizren 17.07.2023 – 12:00. Ankuesi mashkull  kosovar  zyrtar i bankës ka informuar se nga klient të ndryshëm janë deponuar 430 € valuta të ndryshme të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

FALSIFIKIM I PARASË

Sheshi-Hasan Prishtina, Vushtrri 04.07.2023-07:39. Ankuesi mashkull  kosovar  zyrtar i bankës ka raportuar  se nga klient është deponuar një monedhë prej 50 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.  

FALSIFIKIM I PARASË

Rr. Mbretëresha Teutë, Mitrovicë 17.07.2023-14:00. Ankuesi mashkull  kosovar  zyrtar i bankës ka raportuar se nga klient është deponuar një monedhë prej 50 euro e falsifikuar. Monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.