Kujdes, paratë false rishfaqen në tri qytete
Rastet me para të falsifikuara janë shtuar kohët e fundit.
Në raportin e Policisë, pothuajse çdo ditë raportohet për falsifikim të parave të shumave të ndryshme.
Vetëm dje, kanë ndodhur tri raste kur qytetarët janë mashtruar me para të falsifikuar të cilat i kanë raportuar në Polici.
Në Prizren, një punonjëse e një banke ka informuar se ka pranuar një kartëmonedhë prej 50 eurove që dyshohet se është e falsifikuar. Monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.
Shumë të njëjtë, ka pranuar edhe një punëtor tjetër i një banke në Vushtrri. Ankuesi, punëtor i bankës ka raportuar se i dyshuari në bankomat kishte deponuar një kartëmonedhë prej 50 eurove që dyshohet se është e falsifikuar.
Pas lajmërimit të Policisë, monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.
Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, Policia ka arrestuar katër persona, pasi gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe janë konfiskuar 2007 monedha metalike nga 5 franga dhe pesë monedha metalike nga dy euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/