Kujdes çantat në QKUK – ka tentativa vjedhjeje
Qytetarët të cilët vizitojnë klinikat në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për të kryer shërbimet e tyre duhet të kenë edhe një “gajle” shtesë, shkruan IndeksOnline.
Ata duhet të mbajnë afër çantat pasi që ka tendencë të grabiten ato.
Në bazë të raportit 24-orësh të policisë, dje një person është arrestuar pasi që ka tentuar që nga çanta e krahut t’ia vidhte gjësendet viktimës femër.
“QKUK 26.12.2019 – 07:16. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që ai ka tentuar që nga çanta e krahut t’ia vidhte gjësendet viktimës femër shqiptare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/