75 Mall Live Search
08:49 / E Enjte, 10 Janar 2019 / indeksADMonline

Kujdes, ‘Rruga e Kombit’ vazhdon të jetë e bllokuar nga bora

Indeksonline raportoi mbëmë se reshjet e dëborës dhe ngricat kanë shkaktuar probleme edhe ne “Rrugën e Kombit”. Ajo është bllokuar nga mbrëmë, ndërsa raportohet se janë shënuar edhe dy aksidente, por fatmirësisht pa pasoja në jetë njerëzish.

Bllokimi i arteries rrugore më të rëndësishme të vendit  është shoqëruar  edhe me radhë kilometrike veturash, të cilat mbetën të bllokuara.

Priten akoma reshje të tjera dëbore, ndërsa në terren po punojnë tre mjete borëpastruese për të normalizuar situatën e vështirë, e cila është krijuar për shkak të ngricave në rrugë.