21:53 / E Enjte, 22 Tetor 2020 / OSH

Kujdes, virusi ende është këtu – mbi 900 të infektuar në 7 ditët e fundit

Në 7 ditët e fundit kemi pasur një rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus në Kosovë.

Saktësisht, 920 raste të reja me koronavirus janë shënuar në 7 ditët e fundit, transmeton Indeksonline.

Sot ishte numri më i madh i të infektuarve në javën e fundit, saktësisht 159  rezultuan pozitiv në 24 orët e fundit. Kurse, të shëruar janë 375 persona në 7 ditët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë dhe IKShPK po bën thirrje tek qytetarët që të jenë më të kujdesshëm, në mënyrë që të evitohen rastet e reja, ndryshe do të duhet të rikthehen masat./Indeksonline/