Kujdesi shtëpiak për të moshuarit dhe të sëmurët e Shtimes, për dy vite kushton mbi 93 mijë euro!
Komuna e Shtimes ditë më parë ka finalizuar kontratën e radhës.
“Kujdesi shtëpiak- paliativ i të sëmurëve në komunën e Shtimës” , në kohëzgjatje prej 24 muajve, komunës së Shtimes i ka kushtuar mbi 93 mijë euro, shkruan Indeksonline.
Sipas njoftimit, shërbimet do të kryhen në të gjithë territorin e Komunës së Shtimes.

“Qëllimi i këtij programi është të kontribuojë në përmirësimin e shëndetit dhe cilësisë së jetës të personave të moshuar, personave me aftësi të kufizuar pa përkujdesje familjare, dhe të gjithë të sëmurët tjere që për arsye të ndryshme nuk janë në gjendje të kujdesen për mirëqenien e tyre e sidomos në mungesë të kujdesit familjar, duke ju ofruar shërbime bazë për lehtësimin e jetës së B05 Njoftim per Kontrat tyre të përditshme dhe përmirësimin e mirëqenjes shëndetësore dhe sociale “, thuhet tutje në kontratë, transmeton Indeksonline.
Tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik “C.I.K”, nga Ferizaji.
Vlera e përgjithshme e kontratës është 93.483,50 euro. /Indeksonline/

